Përshkrimi
A&B-2 Shpk është distributori i Coca Cola dhe i ujit të ftohtë Tepelene në Tiranë dhe po kërkon të punësojë Shofer shpërndarjeje me furgon.
Detyrat
- Kryen dërgimin e mallrave/produkteve nga magazina qendrore te klientët.
- Kujdeset që porositë e marra të mbërrijnë në kohën e duhur dhe në adresën e caktuar.
- Ndërton dhe ruan komunikim të mirë me klientët.
- Mban mjetin të pastër dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij.
Kualifikimet
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
- Të ketë përvojë në drejtimin e furgonit dhe njohuri për zonën e Tiranës.
- Përvoja e mëparshme në distribucion konsiderohet përparësi.
- Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Mosha e kërkuar është 25-45 vjeç.
Shënime
Magazinat e Coca Cola ndodhen pranë kështjellës Konti, Vaqarr, Arbane.
- Transporti ofrohet nga kompania.
- Ofrohet bonus mbi pagë.
- Kushtet e punës janë shumë të mira dhe komode.
- Festat zyrtare janë ditë pushimi.