Përshkrimi
Accounting, Audit & Tax Consulting-AATC Shpk është në kërkim të një Punonjese Finance.
Detyrat
- Kryerja e regjistrimit dhe e përpunimit të veprimeve financiare në softuerin kontabël Financa 5.
- Hartimi dhe dorëzimi i deklarimeve tatimore.
- Mbështetje në përgatitjen e raporteve financiare për klientë dhe për institucione të tjera përkatëse.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në fusha të përafërta.
- Përvojë pune në kontabilitet prej së paku 2 viteve.
- Aftësi të mira analitike, komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Njohuri të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë në Excel.
- Njohje e programit financiar Financa 5.