Përshkrimi
Kompania 4 A-M, e angazhuar në sektorin e ndërtimit, po kërkon të shtojë në staf një specialist për pozicionin SALDATOR.
- Kërkohet përvojë si saldator në konstruksione metalike, si në repart ashtu edhe në terren.
- Kandidati duhet të ketë përvojë të mëparshme në saldim me MIG/MAG ose me elektroda.
- Nevojitet patentë e kategorisë B.
- Orari i punës është nga e hëna deri të shtunën, prej 08:00 deri në 16:30, me 30 minuta pushim dreke.
- Reparti është i vendosur në Vorë.
- Ofrohet transport i siguruar.