Përshkrimi
Shoqëria 4 A-M shpk, e angazhuar në ndërtim, projektim dhe zbatim, kërkon të punësojë një Inxhinier Mekanik/ Mekatronik per servis.
Detyrat kryesore
- Planifikon, koordinon dhe mbikëqyr çdo fazë të mirëmbajtjes mekanike për makineritë, pajisjet, mjetet dhe automjetet, duke garantuar realizimin e planit të mirëmbajtjes mekanike.
- Monitoron stoqet, mirëmbajtjen e materialeve dhe pjesëve të këmbimit, si edhe raporton sasitë dhe cilësitë e nevojshme gjatë punimeve në projekte të ndryshme.
- Udhëheq, kontrollon dhe mbikëqyr ekipin mekanik.
- Harton dhe ndjek grafikun e realizimit të punimeve mekanike.
- Kontribuon në përgatitjen dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.
- Kryen edhe detyra të tjera, në përputhje me kërkesat dhe nevojat.
Kualifikimet
- Kërkohet Diplomë Universitare dhe Master prane Universitetit te Tiranes.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperience pune ne te njejtin profil.
- Të ketë aftësi për punë në grup dhe komunikim të shkëlqyer.
- Njohuria e mirë e gjuhes angleze konsiderohet përparësi.
Dokumentet e kërkuara
- CV dhe rekomandime apo referenca nga punëdhënësit.