Lenti vepron në Kosovë që nga viti 2001 dhe, përgjatë më shumë se dy dekadave, është konsoliduar si një nga emrat më të njohur në tregun e modës. Falë traditës së gjatë në ofrimin e produkteve cilësore dhe një asortimenti të gjerë për të gjitha grupmoshat, kompania ka fituar besimin e klientëve përmes seriozitetit, shërbimit profesional dhe përcjelljes së trendeve bashkëkohore. Angazhimi ndaj stilit, cilësisë dhe kujdesit për konsumatorin e bën këtë butik një pikë të rëndësishme reference në sektorin e shitjes me pakicë në Kosovë.
LENTI, FUSHË KOSOVË
KONKURS PUNE
ZYRTAR/E PËR RESURSE HUMANE
Lloji i punësimit: Me orar të plotë
Qëllimi i pozitës:
Roli i Zyrtarit për Resurse Humane përfshin administrimin e proceseve që lidhen me burimet njerëzore, zbatimin e politikave dhe procedurave të biznesit, menaxhimin e dokumentacionit të stafit, koordinimin e proceseve të rekrutimit, si dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për menaxhmentin dhe punonjësit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kandidati i zgjedhur do të ketë këto përgjegjësi:
- Të organizojë dhe bashkërendojë proceset e rekrutimit dhe të përzgjedhjes së kandidatëve për punësim.
- Të hartojë kontratat e punës, anekset dhe dokumentacionin tjetër që lidhet me personelin.
- Të administrojë dhe përditësojë dosjet personale të punonjësve.
- Të mbajë evidenca për punësimet, largimet, transferimet dhe ndryshimet e pozitave.
- Të administrojë regjistrat e vijueshmërisë, mungesave, pushimeve vjetore dhe pushimeve mjekësore.
- Të koordinojë përgatitjen e orareve dhe turneve të punës në bashkëpunim me menaxherët e njësive.
- Të organizojë procesin e pranimit dhe fillimit të punës për punonjësit e rinj.
- Të monitorojë periudhën provuese dhe të bashkërendojë vlerësimin e performancës.
- Të propozojë, organizojë dhe administrojë trajnime profesionale.
- Të përgatisë raporte periodike për menaxhmentin lidhur me gjendjen e personelit.
- Të bashkëpunojë me departamentin e financave për evidencat që ndikojnë në përllogaritjen e pagave.
- Të koordinojë transferimet e punonjësve ndërmjet njësive organizative.
- Të administrojë kartelat, pajisjet e tjera identifikuese dhe dokumentacionin e autorizimeve për punonjësit.
- Të evidentojë pajisjet e dorëzuara punonjësve dhe të koordinojë kthimin e tyre në rast të largimit.
- Të sigurojë zbatimin e Kodit të Punës, akteve nënligjore dhe rregulloreve të brendshme të biznesit.
- Të ofrojë mbështetje profesionale për menaxherët në çështjet që ndërlidhen me burimet njerëzore.
- Të identifikojë nevojat për personel shtesë, të përgatisë konkursin, të organizojë procesin e intervistave dhe të japë mbështetje tjetër administrative dhe profesionale.
- Të ruajë konfidencialitetin e biznesit dhe të dhënave personale të punonjësve.
- Të kryejë edhe detyra të tjera që lidhen me funksionin e burimeve njerëzore, sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë diplomë universitare në fakultetin Juridik, Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi ose në një fushë tjetër të përafërt.
- Përvoja e punës në burime njerëzore konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri të mira të legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës.
- Të posedojë aftësi të mira organizative, administrative, komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Të dëshmojë integritet të lartë moral, etik dhe profesional.
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Të jetë i/e gatshëm/me të punojë nën presion dhe të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
Dokumentet e nevojshme
- Curriculum Vitae (CV).
- Letër motivimi.
- Kopje të diplomës universitare.
- Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse ka).
- Certifikata të trajnimeve profesionale (nëse ka).
Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.