
Bashkohu me ekipin e exCoins.me, një platformë crypto exchange, në pozitën Zyrtar/e për Mbështetje të Klientëve në Prishtinë. Në këtë rol, ju do të jeni pika e kontaktit për klientët — do t'i ndihmoni me pyetje, do të zgjidhni problemet dhe do të siguroni një përvojë të shpejtë e të besueshme në çdo ndërveprim.
Do të punoni në një fushë dinamike dhe në rritje, ku teknologjia dhe kripto-monedhat takohen me shërbimin cilësor ndaj klientit. Çdo ditë sjell pyetje e situata të reja që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të shpejta.
Nëse jeni komunikues, i vëmendshëm dhe të intereson bota e crypto-s, exCoins.me ju ofron një mundësi full-time për t'u zhvilluar në një sektor inovativ.