Zyrtar/e Financa dhe Administratë
Lokacioni: Kosovë (Prishtinë)
Kompania: Beta Pharm sh.p.k
Beta Pharm sh.p.k është kompani familjare me bazë në Prishtinë dhe ushtron veprimtarinë e saj në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2010. Ajo përfaqëson brende të njohura si Floradix, Alpecin, Beurer dhe IcePower. Fusha kryesore e punës përfshin distribuimin dhe promovimin e produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, artikujve për kujdes personal shëndetësor dhe pajisjeve mjekësore.
Përshkrimi i rolit
Personi i angazhuar në këtë pozitë do të ndihmojë kompaninë në administrimin e proceseve të përditshme, në mbajtjen korrekte të evidencave financiare dhe në organizimin efikas të punëve të zyrës. Pozita kërkon shkathtësi të mira organizative, kujdes të lartë ndaj hollësive dhe qasje aktive në zgjidhjen e çështjeve.
Detyrat kryesore
- Ofron ndihmë në përgatitjen dhe administrimin e evidencave financiare, përfshirë faturat, raportet e shpenzimeve dhe barazimet.
- Organizon dhe mbikëqyr dërgesat e importeve, duke bashkëpunuar me furnitorë dhe partnerë të logjistikës, duke përgatitur dokumentacionin dhe duke ndjekur kostot.
- Jep mbështetje në përpunimin e pagave dhe në ruajtjen e të dhënave të sakta për punonjësit.
- Kujdeset për proceset që lidhen me pagesat dhe arkëtimet.
- Bashkërendon komunikimin me furnitorët, klientët dhe palët e tjera relevante për çështje administrative dhe financiare.
- Sistemon dhe mirëmban dosjet e zyrës, regjistrat dhe korrespondencën.
- Menaxhon detyrat e zakonshme administrative, si organizimi i takimeve, pranimi i telefonatave dhe administrimi i furnizimeve të zyrës.
- Ndihmon në hartimin e raporteve financiare dhe të buxheteve sipas nevojës.
- Përcjell llogaritë bankare.
- Merret me shkarkimin e blerësve dhe ndjekjen e arkave të agjentëve ambulantivë.
- Kryen barazimin dhe monitorimin e stokut për të garantuar saktësinë e evidencave të inventarit.
- Punon ngushtë me Kontabilistin Përgjegjës, Departamentin e Shitjes dhe Menaxherin e Brandev dhe Marketingut.
- Kontribuon në organizimin e aktiviteteve të kompanisë dhe në angazhimin e punonjësve.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Financa, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose në një fushë të afërt, ose përvojë ekuivalente.
- Shkathtësi të mira në organizim dhe në menaxhimin e kohës.
- Përdorim i mirë i Microsoft Office Suite, përfshirë Excel, Word dhe Outlook.
- Njohja e softuerëve financiarë vendorë, si p.sh. Finabit, ProData, LogIn ose programe të ngjashme, konsiderohet përparësi.
- Aftësi shumë të mira të komunikimit me shkrim dhe verbal në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht në bashkëpunim me ekipin.
- Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.