Jemi duke kërkuar një Zyrtar/e Ligjor/e që t’i bashkohet ekipit të Njësisë Ligjore në kuadër të Departamentit për Çështje Ligjore dhe të Rregullatorit.
Në këtë pozitë, personi i përzgjedhur do të japë mbështetje dhe këshilla juridike për veprimtarinë e kompanisë, me theks te pajtueshmëria me legjislacionin në fuqi dhe te trajtimi i çështjeve ligjore që lidhen me aktivitetin e IPKO-së.
Nëse keni profil analitik, zotëroni njohuri të thelluara juridike, i kushtoni rëndësi detajeve dhe komunikoni në mënyrë efektive, kjo pozitë mund të jetë e përshtatshme për ju.
Çfarë do të bëni?
- Jepni përkrahje dhe këshillim juridik për të gjitha njësitë organizative të IPKO-së.
- Hartoni akte të brendshme normative, marrëveshje komerciale dhe shkresa juridike për institucionet përkatëse dhe palët e treta.
- Kryeni hulumtime, analiza dhe opinione juridike për të mbështetur vendimmarrjen dhe operacionet e IPKO-së, si dhe administroni procesin e legalizimit të infrastrukturës mobile.
- Ndihmoni në menaxhimin dhe trajtimin e kontesteve gjyqësore, në bashkëpunim me palët dhe përfaqësuesit ligjorë përkatës.
- Shqyrtoni kërkesat e pranuara nga institucionet kompetente dhe koordinoni përmbushjen e tyre në përputhje me kërkesat dhe afatet ligjore.
- Përgatitni raporte periodike dhe kujdeseni për komunikimin e raportimin ndaj Telekom Slovenije, si shoqëri aksionare.
- Ndiqni ndryshimet në legjislacionin dhe kuadrin rregullator përkatës dhe njoftoni njësitë relevante për zhvillimet që ndikojnë në operacionet e tyre.
Çfarë kërkojmë?
- Diplomë universitare Bachelor në Drejtësi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
- Njohje të legjislacionit relevant që zbatohet në Kosovë.
- Aftësi të avancuara në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Së paku 2 vite përvojë pune në trajtimin e çështjeve juridike.
Çfarë ofrojmë?
- Mundësi për trajnim dhe zhvillim profesional.
- Program të mirëqenies për punonjësit.
- Sigurim shëndetësor.
- Internet, DTV dhe shërbime telefonike IPKO pa pagesë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 7 shtator 2026