Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shpall konkurs për angazhim me afat të pacaktuar.
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
Kategoria funksionale: Profesional 1
Klasa e pozitës: I13
Koeficienti: 6.7
Numri i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e angazhimit: Me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 28.09.2026
Kodi Buxhetor: 20790900
I përgjigjet: Drejtoreshës së Përgjithshme të BKK-së
Vendi: Prishtinë
Detyrat kryesore
Ofron mbështetje administrative dhe teknike të përgjithshme, duke përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin, kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve dhe përgatitjen e materialeve për takime të ndryshme.
Bashkëpunon drejtpërdrejt, si dhe në emër të mbikëqyrësit, me njësitë organizative të institucionit për çështjet e ngritura prej tij.
Harton dhe përditëson dokumente, përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe postën elektronike për mbikëqyrësin.
Pranon, shpërndan dhe siguron mbarëvajtjen e korrespondencës së mbikëqyrësit.
Administron dhe mirëmban sistemin elektronik, si edhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit.
Organizon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve të tjera të mbikëqyrësit, ndërsa ndihmon edhe në zgjidhjen e çështjeve administrative e teknike.
Mbështet mbikëqyrësin në planifikimin dhe koordinimin e takimeve të ndryshme, si dhe merr pjesë në to kur është e nevojshme.
Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të BKK-së.
Ushtron autorizime dhe përgjegjësi të tjera në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Kriteret e përgjithshme për pranim në detyrë të zyrtarëve publikë
Për t’u pranuar si zyrtar publik në çdo kategori ose nivel, kandidati duhet të plotësojë këto kushte:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
Të ketë zotësi të plotë veprimi sipas legjislacionit në fuqi.
Të zotërojë së paku njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
Të jetë i aftë për kryerjen e detyrës përkatëse.
Të mos jetë dënuar për vepër penale me dashje.
Të mos ketë masë disiplinore aktive për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin, përvojën profesionale dhe/ose aftësitë e nevojshme për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të përfundojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor).
Kërkesat specifike: Certifikata ose licenca, kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo konsiderohen të domosdoshme për pozitat e kësaj klase, si dhe njohuri të gjuhës angleze.
Përvoja e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura e plotësimit të pozitës së lirë.
Dokumentet e kërkuara
Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopje e diplomës së kërkuar në konkurs, të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Për diplomat e marra jashtë vendit kërkohet vërtetimi i nostrifikimit ose akti që dëshmon se diploma është në procedurë nostrifikimi; nostrifikimi duhet të dorëzohet deri në nënshkrimin e aktit për emërim në pozitë.
Kopje e dëshmisë së punësimit, si vërtetim ose kontratë nga institucioni përkatës i punësimit, ku dëshmohen pozita dhe kohëzgjatja e angazhimit. Dëshmia e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet me së paku një dëshmi shtesë: pasqyrë të pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose pasqyrë të pagesave të obligimeve tatimore, sipas legjislacionit tatimor për të ardhurat personale.
Dëshmi që kandidati nuk ka masë disiplinore aktive për shkelje të rëndë në institucion publik, për kandidatët që janë ose kanë qenë të punësuar në institucione publike.
Dëshmi për trajnimet profesionale të ndjekura ose trajnimet e realizuara nga aplikuesi në cilësinë e trajnuesit.
Kopje të dokumenteve të tjera që provojnë plotësimin e kushteve të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që kërkohen në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë origjinale mbi dënimet penale, e lëshuar nga gjykata, që dëshmon se kandidati nuk është dënuar për vepër penale me dashje dhe që nuk është më e vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi për aftësinë shëndetësore të kandidatit.
Dëshmi përkatëse që kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Procedura e konkurrimit
Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.