Mundësi Punësimi
Bëhu pjesë e ekipit tonë
Albi Commerce mirëpret kandidatë të përkushtuar dhe ambiciozë për t'iu bashkuar ekipit në një angazhim afatgjatë.
Pozita: Zyrtar/e Financiar/e (1 vend pune)
Vendi i punës: Zyrët Qendrore, Albi Mall Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Evidentimi i faturave hyrëse në sistemin financiar/kontabël.
- Regjistrimi i Dokumenteve Unike Doganore (DUD) dhe i shpenzimeve të tjera.
- Hedhja në sistem e ekstrakteve bankare dhe pajtimi i tyre.
- Përgatitja dhe ekzekutimi i pagesave të shpenzimeve, si edhe i pagesave të tjera, në përputhje me kërkesat dhe autorizimet e mbikëqyrësit.
- Rakordimi i furnitorëve në intervale të rregullta periodike.
- Kontrolli, kategorizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
- Koordinimi me departamentet e tjera për çështje që lidhen me financën dhe kontabilitetin.
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me pozitën, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të afërt.
- Përvoja e punës në financa ose kontabilitet konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira të Microsoft Office, me theks të veçantë në Excel.
- Shkathtësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
- Nivel i lartë përgjegjësie, saktësie dhe integriteti profesional.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar afatet e punës.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Dokumentet tjera shoqëruese
Afati i aplikimit mbetet i hapur deri më datë 21.09.2026.