Lokacioni i punës është në Administratë, në Lagjja Marigona.
Zyrtari/ja Financiar/e luan një rol qendror në administrimin e proceseve kontabël të kompanisë, duke qenë ura lidhëse mes klientëve, furnitorëve dhe sistemit të kontabilitetit. Në këtë pozitë do të kujdesesh që çdo transaksion, arkëtim dhe shpenzim të pasqyrohet me saktësi dhe në kohë, duke garantuar përputhje të plotë ditore dhe mujore me sistemin kontabël.
Nëse je person i përpiktë, i organizuar dhe me pasion për numrat, kjo është një mundësi e mirë për të zhvilluar karrierën tënde në një ambient profesional financiar.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Administrimi i klientëve dhe i arkëtimeve.
- Kontrolli dhe harmonizimi ditor i dyqaneve.
- Përputhja e gjendjes së Cash dhe POS të arkëtuar me sistemin kontabël.
- Verifikimi dhe rakordimi i raporteve fiskale dhe i shitjeve në baza ditore dhe mujore.
- Harmonizimi i kartelave financiare me klientët dhe furnitorët.
- Monitorimi i limiteve dhe saldove të klientëve, përfshirë edhe klientët me saldo kreditore.
- Komunikimi me klientët lidhur me obligimet dhe afatet e skadimit të garancioneve.
- Regjistrimi në sistem i klientëve të rinj.
Menaxhimi i furnitorëve dhe shpenzimeve:
- Kontrollimi dhe evidentimi i faturave të shpenzimeve.
- Vërtetimi i faturave sipas kontratave dhe niveleve të miratimit.
- Ndarja e shpenzimeve sipas njësive përkatëse të kostos.
- Përcaktimi i afateve të pagesës në përputhje me kushtet kontraktuale.
- Kontrolli i shpenzimeve me TVSH jo të zbritshme, në pajtim me ligjin.
- Regjistrimi i credit notave të lëshuara nga furnitorët.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
- 1–3 vjet përvojë pune në role të përafërta, ndërsa përvoja në kontabilitet konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira në Excel.
- Përdorimi i ndonjë sistemi ERP/kontabël konsiderohet avantazh.
- Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
- Shkathtësi të mira komunikimi.