FINCA Kosovë kërkon kandidatë për pozitën Zyrtar/e për Zhvillim Biznesi
Je person i orientuar drejt rezultateve dhe të pëlqen të ndërtosh marrëdhënie me klientët? FINCA Kosovë të fton të bëhesh pjesë e ekipit të saj në degën e Deçanit, në rolin e Zyrtarit/es për Zhvillim Biznesi.
Në këtë pozitë do të jesh ura lidhëse mes institucionit dhe klientëve, duke identifikuar mundësi të reja biznesi dhe duke ofruar zgjidhje financiare që u përshtaten nevojave të tyre. Do të punosh në terren dhe në zyrë, duke ndërtuar një portofol të qëndrueshëm klientësh dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e degës.
FINCA Kosovë të ofron një mjedis pune profesional, mundësi zhvillimi dhe një karrierë në një prej institucioneve mikrofinanciare më të njohura. Nëse kërkon një sfidë ku puna jote bën ndryshim real në komunitet, kjo është pozita e duhur për ty.
PËRGJEGJËSITË:
- Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
- Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
- Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
- Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
- Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
- Te vlerësojë riskun e kredisë;
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
- Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.
KUALIFIKIMET:
- Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
- Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
- Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Aftësi të forta analitike dhe organizative;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Posedimi i patentë shoferit.