Konkurs
Zyrtar për Shërbim ndaj Klientit
Fushë Kosovë
Detyrat kryesore:
- Evidenton pagesat me para të gatshme që kryhen nga klientët.
- Bën identifikimin dhe verifikimin e klientëve përmes dokumenteve personale ose mjeteve të tjera gjatë realizimit të pagesës.
- Pranon aplikimet për kredi dhe para-kontratë në përputhje me procedurat për menaxhimin e rrezikut kreditor dhe udhëzuesin për aplikimin e kredive.
- Kryen disbursimin e kredive dhe përgatit marrëveshjet përkatëse të kredisë.
- Ruajnë dhe arkivon dokumentacionin origjinal që lidhet me marrëveshjet e kredisë, si edhe arkivimin e tyre në formë elektronike.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e klientëve ekzistues.
- Angazhohet në shitjen proaktive të produkteve të kredisë dhe produkteve të tjera të ardhshme gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë me klientët në degë.
- Përpilon raporte javore, mujore dhe raporte të tjera sipas kërkesave të zyrës qendrore.
- Zbaton rregullat dhe procedurat duke respektuar standardet më të larta të përvojës së klientit.
- Raporton drejtpërdrejt te Menaxheri i Degës.
- Raportimin indirekt e bën te Departamenti i Financave.
Kualifikimet:
- Kërkohet diplomë universitare në ekonomi, financa, kontabilitet ose fushë të ngjashme.
- Përvoja në menaxhimin e parasë së gatshme konsiderohet e nevojshme.
- Duhet të ketë njohuri të mira kompjuterike.
- Nevojiten shkathtësi shumë të mira komunikimi.
- Kërkohen aftësi të theksuara analitike dhe organizative.
- Njohja e gjuhës angleze vlerësohet si përparësi.
- Preferohet që kandidati të posedojë patentë shoferi.
Afati i aplikimit është deri më 08.09.2026.
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, i përbërë nga 13 institucione mikrofinanciare dhe banka që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe mbështesin individët dhe komunitetet me të ardhura të ulëta për të investuar në të ardhmen e tyre.