NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
Zyrtar për Korporata në Filialin në Prizren (një vend pune):
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose fushë të ngjashme;
- Së paku 3 vite përvojë në banka ose institucione të tjera financiare, përparësi kanë ata të cilët kanë përvojë në fushën e kreditimit për korporata;
- Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në MS Excel;
- Njohja e mirë e gjuhës angleze;
- Posedimi i patentë shoferit, kategoria “B”.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Monitorimi i vazhdueshëm i klientëve ekzistues të Bankës të cilët i shfrytëzojnë produktet kreditore, biznesin dokumentar dhe shërbimet tjera bankare;
- Identifikimi i ndryshimeve të mundshme në gjendjen e klientit, si dhe dhurimi i informacioneve të rëndësishme në baza të rregullta;
- Sigurimi i informacioneve relevante për Bordin Udhëheqës të Bankës, i cili është kompetent për marrjen e vendimeve;
- Prezantimi i produkteve të reja dhe ekzistuese të Bankës dhe kontaktet direkte me klientët;
- Të iu përgjigjen klientëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre brenda një kohe të shkurtër;
- Të krijojë besim afatgjatë në relacionin klient-Bankë;
- Identifikimi i saktë i kërkesave të klientëve dhe këshillimi i klientëve lidhur me shfrytëzimin e produkteve kreditore, biznesit dokumentar dhe shërbimeve tjera të ofruara nga Banka;
- Vlerësimi i saktë i kapacitetit financiar të klientëve, mbështetja dhe këshillimi i zyrtarit kreditor gjatë vlerësimit të klientit;
- Të monitorojë zhvillimin dhe zgjerimin e bankave konkurruese me qëllim të parandalimit të kalimit të klientëve në ndonjë bankë tjetër;
- Me rastin e licencimit nga BQK, të kryejë detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore, në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në bashkëveprim me klientët e Bankës;
- Të përdorë rrjetin e komunikimit joformal për të takuar klientët potencialë;
- Angazhimi maksimal në arritjen e planeve të caktuara sipas Planit të Biznesit;
- Përgatitja e aplikacioneve për klasifikimin e klientit dhe caktimin e limitit maksimal;
- Përgatitja e analizave lidhur me vlerësimin e klientit në MS Excel;
- Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme lidhur me kërkesat e klientëve (kontratat për produkte kreditore, për depozita, kontrata për hipotekë dhe për peng etj.);
- Të bëjë regjistrimin e hipotekës dhe të pengut (në zyrat përkatëse);
- Të plotësojë të dhënat e nevojshme në sistem lidhur me kredinë dhe kolateralin;
- Të bëjë monitorimin e klientëve në sistem në baza ditore dhe në rast të arritjes së obligimeve, t’i njoftojë klientët.
- Në rast të mossuksesit të kthimit të obligimeve, sipas procedurave të përgatisë rastin për bartjen në Sektorin për Kredi Joperformuese.
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit direkt dhe në hierarki.