Komuna Klinë hap konkurs për pozitën Zyrtar i Logjistikës
Zyrtari i Logjistikës në Komunën e Klinës mban në rregull gjithçka që i duhet institucionit për të funksionuar çdo ditë — nga inventari e pajisjet e zyrës deri te materialet dhe furnizimet. Do të planifikosh çështjet e logjistikës duke vlerësuar gjendjen e inventarit dhe duke propozuar ndërrimin apo asgjësimin e pajisjeve të amortizuara.
Puna jote përfshin mbajtjen e sistemit të regjistrimit të inventarit, kujdesin për lëvizjen e ruajtjen e materialeve, si dhe mbështetjen e zyrës së prokurimit me specifikime teknike. Do të kontribuosh edhe në planifikimin e buxhetit për inventar dhe pajisje.
Në bashkëpunim me mbikëqyrësin do të hartosh plane pune dhe do të propozosh përmirësime që rrisin efikasitetin e cilësinë e punës. Pozita është në Drejtorinë e Administratës, me emërim me afat të pacaktuar.
Detyrimet
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave
- Ndihmon në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime e përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës
- Planifikon çështjet e logjistikës duke vlerësuar gjendjen e inventarit dhe pajisjeve në zyrë dhe propozon ndërrimin dhe asgjësimin e tyre
- Mban sistemin e regjistrimit të inventarit dhe materialit për zyrë, regjistrimin dhe shifrimin e gjithë inventarit, sigurimin që shënimet e dorëzimit janë nënshkruar dhe mbushur në kontrollimin hyrës dhe dalës
- Kujdeset për lëvizjen, shpërndarjen dhe ruajtjen e materialit, inventarit dhe pajisjeve tjera sipas kërkesave dhe procedurave
- Mbështet zyrën e prokurimit lidhur me specifikimet të materialeve, inventarit dhe pajisjeve, si dhe ndihmon në planifikimin e buxhetit për inventar dhe materiale, pajisje për zyre
- Koordinon të gjitha aktivitetet në lidhje me akomodimin brenda ndërtesës si dhe menaxhon kontratat për furnizime që ndërlidhen me logjistikën