
Si Zyrtar Ekzekutiv pranë zyrës së Drejtorit Ekzekutiv, do të jesh personi që e mban të organizuar përditshmërinë e udhëheqësit – nga korrespondenca dhe dokumentet, deri te kalendari i takimeve dhe koordinimi me njësitë organizative.
Përditë do të ofrosh mbështetje administrative dhe teknike, do të përgatitësh dhe modifikosh dokumente, raporte e memorandume, dhe do të kujdesesh për ruajtjen e sistemit elektronik dhe fizik të dosjeve të zyrës. Do të jesh gjithashtu ura e komunikimit mes mbikëqyrësit dhe pjesës tjetër të institucionit.
Kjo është një pozitë në shërbimin civil me emërim me afat të pacaktuar, e hapur për profesionistë të fushave juridike, ekonomike dhe të shkencave shoqërore që vlerësojnë organizimin, saktësinë dhe punën pranë nivelit drejtues.