Rreth kompanisë
Kompania Globe vepron që nga viti 2002 në tregtinë e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike, duke hapur showroom-in e saj të parë "Electrolux'' në Tiranë. Globe synon zgjerimin e vazhdueshëm të biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, në mënyrë që secili të kontribuojë në suksesin e përbashkët. Kompania krijon mundësi për zhvillim në një ekip me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni i lirë: Zv Menaxher/e Dyqani Globe Fier
Detyrat kryesore
- Administron përditë dyqanin dhe mban përgjegjësi të plotë për ecurinë e të gjitha proceseve, sipas politikave dhe standardeve të Kompanisë.
- Punon vazhdimisht për rritjen e shitjeve dhe maksimimin e fitimit, duke përmbushur targetin e miratuar nga Shoqëria.
- Përgjigjet drejtpërdrejt për realizimin e objektivave të dyqanit, duke drejtuar dhe motivuar stafin për të rritur shitjet ditore dhe efikasitetin në punë.
- Planifikon, organizon, zbaton dhe kontrollon objektivat mujore, javore dhe ditore për të gjithë punonjësit nën përgjegjësinë e tij.
- Përcakton përparësitë, evidenton dhe zgjidh çështjet urgjente që ndikojnë në funksionimin e dyqanit.
- Verifikon që stafi të jetë i trajnuar dhe i përgatitur për të kryer të gjitha proceset e nevojshme gjatë ditës së punës.
Kërkesat
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; preferohet drejtimi Menaxhim Biznesi.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze; njohja e një gjuhe tjetër përveç gjuhës angleze konsiderohet avantazh.
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë në Menaxhim.
- Të ketë aftësi organizative.
- Të jetë person energjik, me iniciativë, këmbëngulës dhe i vetë-motivuar.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi për punë në grup.
Mirëpriten kandidatët që i përmbushin kriteret e mësipërme.
Globe mbështet zhvillimin e karrierës dhe promovimin e talenteve.