Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS, kërkon të shtojë në ekip një Zdrukthtari të përgjegjshëm dhe të përkushtuar. Kandidati i përshtatshëm duhet të zotërojë aftësi teknike, të jetë i orientuar ndaj cilësisë dhe të synojë zhvillim profesional.
Detyrat
- Shqyrton, kupton dhe analizon vizatimet teknike për planifikimin dhe zbatimin e punëve.
- Kryen punime zdrukthtarie në përputhje me specifikimet teknike dhe standardet e kompanisë.
- Punon elemente druri për mobilje, dyer, dritare, konstruksione dhe produkte të tjera.
- Operon në mënyrë profesionale e të sigurt makineritë për përpunimin e drurit, përfshirë: sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir dhe presë.
- Realizon me saktësi matjen, prerjen, përpunimin, montimin dhe përfundimin e punimeve.
- Instalojnë konstruksione dhe pjesë prej druri si në repart, ashtu edhe në objekt, duke ruajtur cilësinë në secilën fazë të procesit.
- Verifikon cilësinë e materialeve dhe punimeve gjatë prodhimit, si edhe përpara dorëzimit.
- Zbulon e rregullon mospërputhjet teknike për të siguruar përmbylljen e saktë të punëve.
- Bashkërendon punën me ekipin e prodhimit dhe departamentet e tjera, që projektet të realizohen brenda afateve të caktuara.
- Udhëzon dhe përkrah punonjësit e rinj lidhur me proceset e punës, përdorimin e makinerive dhe zbatimin e standardeve të cilësisë.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe kujdeset për hapësirën e punës sipas standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Kërkohen të paktën 2 vite eksperiencë në role të ngjashme të përpunimit të drurit.
- Nevojiten njohuri shumë të mira për përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit.
Adresa
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.