Përshkrimi
HR Studio është në kërkim të një Web & E-Commerce Specialist për një kompani partnere. Roli përfshin administrimin, avancimin dhe optimizimin e faqes së kompanisë, si edhe zgjerimin e mëtejshëm të kanalit E-Commerce.
Kjo pozitë i përshtatet një profili që ndërthur njohuritë teknike për website me fokusin te shitjet online, vlerësimi i performancës dhe përvoja e përdoruesit.
Detyrat
- Të kujdeset për administrimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e rregullt të website-it.
- Të menaxhojë produktet, kategoritë, çmimet, ofertat dhe përmbajtjen e publikuar online.
- Të dallojë dhe të adresojë problemet teknike që shfaqen në website.
- Të përmirësojë shpejtësinë, performancën dhe funksionet e platformës.
- Të zhvillojë website-in në drejtim të një platforme të plotë dhe funksionale E-Commerce.
- Të mbikëqyrë dhe optimizojë procesin e porosive, si edhe përvojën e blerjes online.
- Të ndjekë shitjet online dhe të evidentojë mundësi për rritjen e conversion rate.
- Të bashkëpunojë për integrimin e website-it me sistemin Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC).
- Të verifikojë dhe sinkronizojë produktet, çmimet, stokun dhe të dhënat ndërmjet BC dhe website-it.
- Të zbatojë dhe të monitorojë praktikat SEO.
- Të ndjekë performancën përmes Google Analytics dhe Google Search Console.
- Të analizojë trafikun, konvertimet, produktet më të vizituara ose më të shitura, si edhe sjelljen e përdoruesve.
- Të bashkëpunojë me ekipet e Marketingut, Shitjeve, IT-së, Financës dhe Logjistikës.
- Të mbështesë fushatat promocionale, Google & Meta Ads, landing pages, email marketing dhe content marketing.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë të mëparshme në administrimin dhe zhvillimin e website-ve.
- Të zotërojë njohuri dhe eksperiencë në E-Commerce dhe në platformat CMS.
- Të ketë njohuri në HTML/CSS; njohuritë në JavaScript konsiderohen përparësi.
- Të ketë njohuri të mira në SEO, Google Analytics dhe Google Search Console.
- Të jetë i aftë të menaxhojë katalogë dhe volume të mëdha produktesh.
- Eksperienca me sisteme ERP vlerësohet si avantazh.
- Njohja e Microsoft Dynamics 365 Business Central (BC) ose e sistemeve të ngjashme konsiderohet një avantazh i rëndësishëm.
- Të ketë aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Të ketë organizim shumë të mirë dhe aftësi për menaxhimin e prioriteteve.
- Të jetë i aftë të punojë dhe të bashkëpunojë me departamente të ndryshme.
Çfarë ofrohet
- Mundësi për të marrë një rol me peshë në zhvillimin e kanalit E-Commerce të kompanisë.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për rritje profesionale dhe angazhim në projekte të rëndësishme digjitale.
- Paketë konkurruese në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.