Migros Group SH.P.K. është një kompani udhëheqëse në distribuimin e markave më të njohura ndërkombëtare. Partneritetet me brendet që përfaqëson kanë dëshmuar një qasje të suksesshme në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Si rezultat i zgjerimit të kompanisë, edhe ekipi po rritet dhe kompania synon të përfshijë persona energjikë, ambiciozë dhe inovativë në këtë rrugëtim.
- Vozitës - Kategoria B, C, C1
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryen transportin dhe shpërndarjen e mallrave të destinuara për treg.
- Administron faturat që lidhen me dërgesat.
- Verifikon inventarin që dorëzohet.
- I trajton ankesat e klientëve në mënyrë profesionale.
- Mban bashkëpunim të vazhdueshëm me ekipin e mirëmbajtjes së automjeteve dhe me stafin tjetër të kompanisë.
Kushtet e përgjithshme:
- Preferohet të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Kërkohet së paku një (1) vit përvojë pune në një pozitë të ngjashme.
- Duhet të posedojë patentë shofer të kategorive B, C, C1.
- Nevojiten aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Migros Group
Zona industriale 4, 12000
Prishtinë, Kosovë