Përshkrimi i rolit
HR Studio kërkon një Videograf për një kompani partnere, me kreativitet dhe pasion për prodhimin e përmbajtjeve vizuale bashkëkohore e dinamike. Kjo mundësi u drejtohet personave me ndjeshmëri artistike, frymë krijuese dhe dëshirë për t’i kthyer idetë inovative në realizime konkrete.
Përgjegjësitë
- Kryen xhirime për përmbajtje në rrjete sociale, evente, produkte dhe fushata marketingu.
- Përpunon videot duke ndërthurur profesionalizmin me qasjen kreative.
- Prodhon materiale vizuale të përshtatura për Instagram, TikTok, LinkedIn dhe Facebook.
- Punon së bashku me ekipin e marketingut për të zhvilluar ide dhe koncepte krijuese.
- Siguron që materialet vizuale të kenë cilësi si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë estetik.
- Administron pajisjet e xhirimit dhe sistemon materialet video.
- Qëndron i përditësuar me prirjet e reja të videografisë dhe krijimit të përmbajtjes.
Kërkesat për kandidatin
- Të ketë përvojë të mëparshme në xhirimin dhe montazhin e videove.
- Të zotërojë shumë mirë Adobe Premiere Pro, CapCut, After Effects ose programe të ngjashme.
- Të jetë krijues dhe i aftë të rrëfejë histori përmes pamjeve.
- Të ketë aftësi shumë të mira për organizimin e punës dhe administrimin e kohës.
- Të njohë prirjet e rrjeteve sociale dhe të marketingut digjital.
- Paraqitja e një portofoli me realizime të mëparshme vlerësohet si avantazh.
- Zotërimi i një patente B vlerësohet si avantazh.
Përfitimet e ofruara:
- Mjedis pune që ndërthur kreativitetin dhe profesionalizmin.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe përparim në karrierë.
- Angazhim në projekte dinamike dhe bashkëpunime me interes.
- Shpërblim financiar konkurrues.
- Përkrahje dhe hapësirë krijuese për t’i vënë idetë në zbatim.
Dokumentet e kërkuara