Përshkrimi
Arketing është agjenci e marketingut të performancës me seli në Tiranë dhe mbi gjashtë vite përvojë në krijimin e rezultateve me ndikim për klientët. E fokusuar te Meta Advertising, agjencia ofron gjithashtu Graphic Design, menaxhim të rrjeteve sociale, zhvillim të uebfaqeve, xhirim dhe montazh videosh.
Ekipi, ndonëse i vogël, është dinamik dhe i angazhuar për rritjen e bizneseve të vogla e të mesme. Për këtë arsye kërkohet një Video Editor/e i/e talentuar për video të shkurtra (Short-Form), për t'iu bashkuar ekipit.
Profili i kërkuar:
Kërkohet një profesionist/e krijues/e, i/e kujdesshëm/me ndaj detajeve dhe i/e specializuar në short-form content për rrjete sociale. Kandidati/ja duhet të njohë elementet thelbësore të një videoje të suksesshme: "hooks" për tërheqjen e vëmendjes, përmbajtjen me vlerë dhe CTA-të bindëse. Gjithashtu, duhet të jetë i/e aftë të krijojë video që u mundësojnë pronarëve të bizneseve të promovojnë dhe të shesin shërbimet e tyre. Njohuritë në video shooting dhe ato bazë në "color grading" përbëjnë përparësi.
Detyrat
Përgjegjësitë:
- Montimi i short form videos për biznese nga industri të ndryshme, të përshtatura për platformat e rrjeteve sociale.
- Bashkëpunimi me Menaxheren e Rrjeteve Sociale për krijimin dhe editimin e videove të shkurtra për klientë në fusha të ndryshme, si Real Estate, E-commerce, Klinika Turizmi Dentar, Hotele, Restorante etj.
- Garantimi që çdo video të respektojë brandin dhe të përfundojë brenda afatit.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Të paktën 2 vite përvojë me video editing tools, si: Adobe Premiere Pro, DaVinci ose AfterEffects (jo CapCut).
- Njohje e strukturës së videove të shkurtra, duke përfshirë hooks, value delivery dhe CTA-të.
- Njohuri të platformës Higgsfield.ai (përbën avantazh).
- Aftësi për organizim dhe saktësi gjatë punës.
- Përkushtim për ruajtjen e konsistencës dhe përmbushjen e afateve.
- Gatishmëri dhe entuziazëm për zhvillim personal e profesional.
- Komunikim i mirë dhe vullnet për punë në skuadër.
Pse të na bashkoheni?
- Mundësi për t'u bërë pjesë e një ekipi inovativ dhe të pasionuar.
- Punë në një ambient mbështetës, ku vlerësohen kreativiteti dhe zhvillimi.
- Mbulim i kostove të kurseve për zhvillimin tuaj të vazhdueshëm profesional.
- 20 ditë pushim vjetor të paguar për çdo vit kalendarik.
- Pushim gjatë festave zyrtare.
Pagesa:
- 80,000 - 100,000 lekë neto
Mirëpriten kandidatët që dëshirojnë të japin kontribut përmes aftësive të tyre në editimin e videove.