Shpallje konkursi për punë
Delta Security, kompani me përvojë që nga viti 2001 në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe të avancuara të sigurisë, ka hapur vend të lirë pune për pozitën Udhëheqës i Ekipit të Sigurisë / Recepcion.
Vendi i punës është në Sutherland, Prishtinë.
Përshkrimi i detyrave të punës
Në këtë rol, personi i përzgjedhur do të kujdeset për sigurinë fizike, do të mbikëqyrë hapësirat e kompanisë dhe do të administrojë hyrje-daljet, me qëllim që të ruhet një ambient i sigurt për stafin dhe vizitorët.
Përgjegjësitë kryesore
- Mbikëqyrja e ambienteve të kompanisë dhe e sistemeve të sigurisë.
- Administrimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të punonjësve, klientëve dhe vizitorëve.
- Evidentimi i të dhënave bazë në kompjuter gjatë ndërrimeve.
- Njoftimi i menaxhmentit përgjegjës për çdo incident ose parregullsi të konstatuar.
- Zbatimi i rregullave të brendshme të sigurisë dhe i procedurave emergjente.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Gjuha Angleze: kërkohet nivel i mirë komunikimi, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
- Aftësi Kompjuteri: nevojiten njohuri në përdorimin e kompjuterit, përfshirë MS Office, e-mail dhe regjistrimin e të dhënave.
- Përvoja e mëparshme në siguri ose në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikuese dhe qasje profesionale në punë.
- Kandidati duhet të jetë i aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në bashkëpunim me ekipin.
- Duhet të ketë gatishmëri për punë me ndërrime.
Çfarë ofrojmë
- Mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Pagë konkurruese dhe kushte të favorshme pune.
- Mundësi për zhvillim dhe trajnim profesional.