Migros Group SH.P.K. vepron si një kompani udhëheqëse në distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare. Partneritetet me brendet që përfaqëson e kanë dëshmuar praninë e suksesshme të saj në tregun kosovar dhe më gjerë. Si rezultat i zgjerimit të biznesit, kompania po forcon ekipin komercial dhe synon të angazhojë persona energjikë, ambiciozë dhe me ide inovative.
Migros Group ka hapur konkurs për pozitën:
UDHËHEQËS EKIPI (Prishtinë)
Detyrat kryesore
- Harton planin vjetor të shitjeve dhe ndjek vazhdimisht zbatimin e tij.
- Mirëmban dhe administron raportet me partnerët e jashtëm.
- Përcakton objektiva të qarta për ekipin dhe bën vlerësimin e tyre në baza mujore, tremujore dhe vjetore.
- Drejton ekipin e shitjes, duke përfshirë trajnimin, mbikëqyrjen dhe motivimin për rritje të performancës.
- Vlerëson tregun dhe konkurrencën për të identifikuar trende dhe për të zhvilluar strategji të reja të shitjes.
- Mbikëqyr në vazhdimësi të gjitha proceset e shitjes brenda kompanisë.
- Ndërton dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët.
- Negocion planet mujore, tremujore dhe vjetore të biznesit për rrjetin ose klientët e përcaktuar.
Kushtet e përgjithshme
- Së paku një (1) vit përvojë pune në pozitë udhëheqëse.
- Njohuri të avancuara kompjuterike dhe gatishmëri për t’u trajnuar në programet që përdoren në kompani, si MS Word, Excel etj.
- Njohja e gjuhës Angleze është e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Dokumentet e tjera përcjellëse.