Përshkrimi
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një nga kompanitë kryesore në Shqipëri në fushën e importit dhe shpërndarjes, ka hapur një vend të lirë pune për pozicionin Transportues në Vlorë.
Personi në këtë rol kujdeset që porositë të dorëzohen saktë, në mënyrë të sigurt dhe brenda afatit te klientët, duke ofruar shërbim profesional dhe cilësor. Ai mban përgjegjësi për ruajtjen e mallrave gjatë lëvizjes, zbatimin e dokumentacionit përkatës dhe respektimin e rregullave të kompanisë si edhe të legjislacionit rrugor.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Marrëdhëniet me klientin
- Kujdeset që mallrat e porositura të mbërrijnë në destinacion në kohën e duhur.
- Gjatë komunikimit me klientët, përfaqëson kompaninë me korrektësi dhe profesionalizëm.
- Inventari dhe përgjegjësia mbi mallin
- Është përgjegjës për mjetet e punës dhe mallin që merr nga magazina deri në dorëzimin përfundimtar te klienti.
- Mban përgjegjësi për çdo dëmtim që mund të ndodhë gjatë ngarkimit, shkarkimit ose transportimit të mallrave.
- Dokumentacioni dhe ligjshmëria
- Përgjigjet për çdo penalitet administrativ nëse mallrat transportohen pa dokumentacionin e kërkuar sipas ligjit.
- Arkëtimi i pagesave
- Mbledh pagesat për faturat e dorëzuara, me përjashtim të rasteve kur pagesa kryhet në bankë sipas kontratave përkatëse.
- Dorëzon në magazinë çdo shumë të mbledhur, duke ndjekur procedurat e kompanisë.
- Mirëmbajtja e mjetit
- Mban automjetin dhe asetet e kompanisë të pastra dhe në gjendje të mirë pune.
- Informon Përgjegjësin e Teknikës për afatet e dokumentacionit dhe për nevojat e mjetit për shërbime teknike.
- Ngarkim dhe shkarkim
- Kryen ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave në përputhje me rregullat e magazinës dhe kërkesat e klientëve.
- Respektimi i rregullave rrugore
- Është përgjegjës për zbatimin e kodit rrugor dhe për masat administrative që mund të lindin në rast shkeljesh.
- Zbatim i rregulloreve
Kualifikimet
- Patentë shoferi e vlefshme për automjetet e transportit, kategoria B.
- Përvojë e mëparshme pune mbi 2 vite.
- Gatishmëri për të ndjekur itineraret e përcaktuara, oraret, procedurat e sigurisë dhe ligjet e transportit.
- Të jetë person i përgjegjshëm, i besueshëm dhe i aftë të punojë në mënyrë të pavarur.