TRAJNUES NË DATA ANALYSIS!
Dominusoft Education kërkon të bashkëpunojë me një profesionist të fushës së Data Analysis, i cili ka njohuri dhe eksperiencë praktike në analizimin dhe vizualizimin e të dhënave.
Kriteret e kërkuara:
- Njohuri në Databazë SQL
- Njohuri në Power BI
- Njohuri në Tableau
- Njohuri të mira në Excel
- Aftësi për të shpjeguar konceptet teknike në mënyrë të qartë dhe praktike
- Eksperienca në trajnim ose mësimdhënie përbën avantazh
Detyrat kryesore:
- Zhvillimi i trajnimeve praktike në Data Analysis
- Përgatitja e ushtrimeve dhe projekteve konkrete
- Ndihma për kursantët në zhvillimin e aftësive të nevojshme për tregun e punës