KONKURS PUNE – TRAJNER/E BARIST
MATISSE po kërkon një profesionist/e të komunikueshëm dhe të motivuar për rolin e TRAJNER/E BARIST.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofrimi i trajnimit dhe zhvillimit profesional për baristët e rinj dhe ata aktualë në të gjitha pikat e Matisse.
- Planifikimi dhe zhvillimi i trajnimeve praktike dhe teorike për stafin e barit.
- Unifikimi i mënyrës së përgatitjes së kafesë dhe pijeve në përputhje me standardet e kompanisë.
- Prezantimi i teknikave profesionale për përgatitjen e espresso-s, latte art dhe pijeve të tjera.
- Mbikëqyrja e cilësisë së kafesë dhe produkteve në lokacione të ndryshme.
- Vlerësimi i nivelit profesional të baristëve dhe përcaktimi i nevojave të tyre për trajnim.
- Hartimi dhe zbatimi i programeve trajnuese për baristët.
- Mbështetja e menaxherëve të pikave në zhvillimin dhe avancimin e stafit.
- Verifikimi i zbatimit të standardeve të higjienës, shërbimit dhe prezantimit.
- Zbulimi i mangësive në procesin e punës dhe dhënia e udhëzimeve për përmirësim.
- Mbajtja e evidencës dhe raportimi lidhur me trajnimet dhe performancën e stafit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Së paku 3 vite përvojë në profesionin e baristit.
- Përvoja e mëhershme në trajnim ose mentorim të stafit konsiderohet përparësi.
- Njohuri të thelluara për kafenë, espresso-n dhe teknikat e përgatitjes së pijeve.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe prezantim.
- Aftësi për të motivuar, trajnuar dhe zhvilluar stafin.
- Nivel i lartë përgjegjshmërie, organizimi dhe profesionalizmi.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Gatishmëri për udhëtime dhe për realizimin e trajnimeve në lokacionet e Matisse në regjion.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për punë në ambiente dhe ekipe të ndryshme.
Çfarë kërkojmë?
Kërkohet një person me pasion për kafenë, eksperiencë profesionale dhe aftësi të forta për të komunikuar dhe mësuar të tjerët, i cili do të kujdeset për ngritjen dhe ruajtjen e standardit profesional të baristëve në të gjitha pikat e Matiss.
Lokacioni: Të gjitha pikat e Matisse në regjion