Përshkrimi
ProCert sh.p.k., një organizëm certifikues i akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), kërkon një Teknolog Ushqimor për shkak të zgjerimit të fushës së saj të akreditimit.
Kriteret e kërkuara
Kandidati duhet të përmbushë këto kushte:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën përkatëse.
- Të dëshmojë përvojë profesionale në sektorin përkatës.
- Njohja e standardeve ISO dhe e sistemeve të menaxhimit konsiderohet përparësi.
- Përvoja në auditim, certifikim, konsulencë teknike ose vlerësim të konformitetit vlerësohet si avantazh.
- Të karakterizohet nga integritet profesional dhe të respektojë konfidencialitetin, paanshmërinë dhe kërkesat lidhur me konfliktin e interesit.
- Pagesa përcaktohet sipas projekteve, në vlerën 50-100 Euro/ditë.