TEKNOLOG/E USHQIMORË – 3 POZITA
Ekipi ynë po rritet dhe, për të mbështetur zhvillimin e operacioneve tona, jemi në kërkim të 3 Teknologëve/e Ushqimorë të përkushtuar, të organizuar dhe profesionalë.
1. Teknolog/e për Përpunimin dhe Paketimin e Sallatave
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyr procesin e përpunimit dhe paketimit të sallatave.
- Siguron zbatimin e standardeve të cilësisë, higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Monitoron cilësinë e lëndës së parë dhe produktit final.
- Identifikon dhe raporton çdo parregullsi gjatë procesit të prodhimit.
- Bashkëpunon me ekipin e prodhimit për të siguruar efikasitet dhe cilësi të qëndrueshme.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune në industrinë ushqimore, preferohet në përpunim dhe paketim.
- Njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për punë efektive në ekip.
2. Teknolog/e për Përpunimin e Brumit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyr procesin e përgatitjes dhe përpunimit të brumit.
- Siguron cilësinë e produktit dhe respektimin e procedurave të prodhimit.
- Monitoron dhe kontrollon parametrat e procesit të prodhimit.
- Kontrollon cilësinë e lëndëve të para dhe produktit final.
- Identifikon dhe raporton devijimet gjatë procesit të prodhimit.
- Bashkëpunon me ekipin për optimizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të prodhimit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
- Përvojë pune në industrinë ushqimore.
- Njohuri mbi proceset e përgatitjes dhe përpunimit të brumit.
- Përgjegjësi, saktësi dhe aftësi të mira organizative.
- Aftësi për punë në ekip.
3. Teknolog/e për Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon dhe zbaton sistemet dhe procedurat e sigurisë ushqimore.
- Siguron përputhshmërinë me standardet ISO 22000 dhe HACCP.
- Monitoron dokumentacionin dhe zbatimin e procedurave të sigurisë ushqimore.
- Kryen kontrolle dhe inspektime të brendshme dhe raporton mospërputhjet.
- Ndjek masat korrigjuese dhe kontribuon në parandalimin e përsëritjes së mospërputhjeve.
- Trajnon dhe vetëdijeson stafin lidhur me higjienën dhe sigurinë ushqimore.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
- Njohuri të mira mbi standardet ISO 22000 dhe HACCP.
- Përvojë në menaxhimin e sistemeve të cilësisë dhe/ose sigurisë ushqimore.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Aftësi të mira komunikuese dhe për punë në ekip.