Përmbledhja
Kompania Triticum Food shpk synon të punësojë një Teknolog Ushqimor.
Veprimtaria e kompanisë është e përqendruar në prodhimin e produkteve të brumit.
Përgjegjësitë
- Të mbikëqyrë dhe verifikojë procedurat e cilësisë dhe të sigurisë ushqimore në ndërmarrje, nga lëndët e para deri te produkti përfundimtar.
- Të verifikojë lëndën e parë dhe çdo depozitim të mallrave.
- Të realizojë testime për secilin produkt të ri dhe proces të ri prodhimi, krahas testeve rutinë për çdo lot prodhimi.
- Të hartojë, shqyrtojë dhe miratojë specifikimet e produkteve dhe etiketat përkatëse.
- Të koordinojë veprimtarinë me departamentet e tjera.
- Të hartojë dhe zhvillojë skeda e plane pune në përputhje me sistemin e cilësisë të zbatuar në kompani dhe me kërkesat apo procedurat e reja që përdoren.
- Të mbikëqyrë dhe testojë materialet e paketimit, si edhe teknologjinë që përdoret për paketim.
- Të realizojë prova dhe eksperimente me kampionet e produkteve të prodhuara.
- Të mbajë marrëdhënie të mira me strukturat vendase të kontrollit ushqimor, furnitorët dhe klientët.
- Të përgatisë rregullisht raporte mbi mbarëvajtjen e punës në periudha të ndryshme.
Kërkesat për kualifikim
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në teknologji ushqimore.
Dokumentet e kërkuara