
A dëshiron të fillosh ose të zhvillosh karrierën tënde në fushën farmaceutike? Riga Pharm po zgjerohet në Obiliq dhe të kërkon ty si Teknik/e të Farmacisë, ku do të jesh mbështetja kyçe në mbarëvajtjen e përditshme të farmacisë.
Në këtë rol do të ndihmosh në përgatitjen dhe dhënien e produkteve, do të kujdesesh për organizimin e stokut dhe do të mbështesësh farmacistët në shërbimin ndaj klientëve. Puna është dinamike dhe kërkon saktësi, rregull dhe komunikim të mirë.
Në Riga Pharm përfiton më shumë se një vend pune: zhvillim profesional, trajnime të vazhdueshme, paga të rregullta e bonuse, sigurim shëndetësor dhe një ambient ku çdo punonjës vlerësohet. Bëhu pjesë e ekipit të Riga Pharm dhe ndërto një karrierë të qëndrueshme.