
Karrierë e re te Olive Medical Group, në partneritet me Physio Points Prishtina, në rolin e Teknik/e Fizioterapie, ku do të mbështesësh procesin e trajtimit dhe rehabilitimit të pacientëve. Në këtë pozitë do të jesh një ndihmë e vlefshme për ekipin terapeutik në punën e përditshme.
Puna jote do të përfshijë përgatitjen e pajisjeve, asistimin e fizioterapistëve gjatë seancave, ndihmën ndaj pacientëve dhe mbajtjen e ambientit të punës të organizuar. Do të fitosh përvojë praktike në një mjedis profesional shëndetësor.
Nëse dëshiron të ndërtosh karrierën tënde në fushën e fizioterapisë, kjo është mundësia për të filluar.