ITD Prishtinë shpk është në kërkim të një Tekniku të Servisit për t’iu bashkuar ekipit tonë të servisit.
Në këtë rol, do të jeni përgjegjës për identifikimin dhe riparimin e defekteve të pajisjeve elektronike, duke siguruar zgjidhjen e tyre brenda afateve të përcaktuara nga kompania dhe furnitorët. Përveç riparimeve, do të kryeni edhe montimin, instalimin, konfigurimin dhe testimin e pajisjeve, duke respektuar standardet e kompanisë dhe udhëzimet teknike të prodhuesve/furnitorëve.
Kualifikimi dhe kërkesat:
- Diplomë universitare (ose shkollë e mesme me përvojë relevante);
- Minimum 2 vite përvojë në riparimin e PC-ve, laptopëve, tabletëve dhe PC-ve Gaming;
- Njohuri të mira për pajisjet IT, UPS-ët, invertorët dhe burimet e ushqimit;
- Njohuri të gjuhës angleze dhe aftësi të mira komunikuese;
Detyrat dhe përgjegjesitë:
- Diagnostifikon, riparon dhe instalon pajisjet elektronike;
- Zbaton rregullat e sigurisë teknike, procedurat dhe udhëzimet e punës;
- Identifikon me saktësi defektet e produkteve në servis ose on-site;
- Asamblon dhe konfiguron PC Gaming sipas standardeve teknike të kompanisë;
- Eskalon problematikat tek përgjegjësi dhe u përgjigjet me efikasitet situatave;
- Bashkëpunon me ekipin dhe kontribuon në realizimin efikas të detyrave të servisit;
Ne ofrojmë:
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Sigurim shëndetësor;
- Transport të organizuar për punonjësit në relacionin Prishtinë-Kompani;