Përshkrimi
Albanian Development Company (ADC), si pjesë e zgjerimit të saj, po kërkon teknikë me ose pa përvojë për rolin Teknik / Instalues Rrjeti Fiks Fiber & Coax në qytetin e Durrës.
Detyrat
- Të instalojë linjën prej kasetës deri në banesën e klientit.
- Të vendosë, konfigurojë dhe instalojë modemin dhe dekoderin.
- Të plotësojë dokumentacionin përkatës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi.
- Patentë e kategorisë B.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Pranohen edhe kandidatët pa përvojë në këtë industri, pasi kompania mbulon trajnimin e tyre.
Ofrohen kushte shumë të mira pune, kontratë në përputhje me Kodin e Punës dhe pagë e kënaqshme.