KONKURS PËR PUNËSIM
Tehno Burimi kërkon një Teknik i Laboratorit të Betonit, i cili do të angazhohet në verifikimin dhe testimin e cilësisë së betonit dhe përbërësve të tij, sipas standardeve dhe procedurave të kompanisë.
Detyrat kryesore
- Merr dhe përgatit mostra betoni për testim.
- Realizon prova për betonin e freskët, duke përfshirë vlerësimin e konsistencës me Slump Test.
- Përgatit, etiketon dhe ruan mostrat/kubëzat e betonit.
- Kryen testet e rezistencës së betonit brenda afateve të caktuara.
- Kontrollon dhe teston materialet përbërëse të betonit kur kërkohet.
- Regjistron dhe dokumenton rezultatet e analizave laboratorike.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Arsim i mesëm profesional ose kualifikim teknik përkatës.
- Përvoja në laborator betoni, fabrikë betoni apo në sektorin e ndërtimit përbën avantazh.
- Njohuri themelore për betonin, agregatet dhe materialet e ndërtimit.
- Aftësi për përdorimin e pajisjeve të laboratorit.
- Saktësi dhe përgjegjshmëri gjatë regjistrimit të rezultateve.
- Patentë shoferi – Kategoria B, konsiderohet avantazh.
Çfarë ofrohet
- Angazhim në një kompani të organizuar dhe profesionale.
- Mjedis pune të qëndrueshëm dhe dinamik.
- Mundësi për rritje dhe avancim profesional.
- Trajnim dhe përkrahje gjatë punës.
- Kushte pune që i përshtaten përgjegjësive të pozitës.
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.