Përshkrimi
MET Engineering po kërkon një Tapicier/e me përvojë, i/e cili/a do të angazhohet në ekipin e prodhimit të mobiljeve.
Detyrat
- Të lexojë dhe të kuptojë skicat teknike.
- Të realizojë dhe të përgatisë strukturën bazë të mobiljeve.
- Të bëjë përgatitjen dhe mbulimin me sfungjer.
- Të presë, të montojë dhe të fiksojë materialet e tapicerisë.
- Të mbikëqyrë cilësinë e produktit si gjatë punës, ashtu edhe pas përfundimit të prodhimit.
- Të organizojë dhe të bashkërendojë aktivitetin e ekipit.
- Të udhëzojë dhe të trajnojë stafin në përputhje me standardet e prodhimit.
- Të sigurojë zbatimin e specifikimeve teknike dhe të standardeve të cilësisë.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë të mëparshme në rolin e Tapicier/e.
- Të zotërojë njohuri të mira mbi proceset e tapicerisë dhe prodhimin e mobiljeve.
- Të ketë aftësi për punë në ekip dhe për drejtimin e tij.