Talent Acquisition Specialist
About PRITECH
PRITECH është një kompani teknologjike e themeluar në vitin 2015, me zyrë në Prishtinë, në Dukagjini Center. Veprimtaria e saj përqendrohet në shërbime IT, cloud dhe siguri kibernetike, si edhe në zhvillimin e produkteve software dhe zgjidhjeve të automatizimit.
Për shkak të zgjerimit të kompanisë dhe ekipit, PRITECH po kërkon një Talent Acquisition Specialist që do të angazhohet në gjetjen, afrimin dhe rekrutimin e talenteve të reja për pozitat aktuale dhe ato të ardhshme në kompani.
About the Role
Ky rol nuk është menduar si një funksion që nis vetëm pasi të hapet një konkurs.
Qasja e kompanisë është që recruitment-i të zhvillohet si një proces i vazhdueshëm.
Theksi kryesor i pozitës do të jetë te active sourcing, hunting dhe ndërtimi i një talent pipeline aktiv, përmes identifikimit dhe kontaktimit të vazhdueshëm të profesionistëve junior, mid dhe senior.
Objektivi është që talentet cilësore të mos priten vetëm të paraqiten vetë, por të kërkohen dhe të afrohen në mënyrë aktive nga kompania.
Key Responsibilities
- Gjetja aktive dhe hunting i kandidatëve.
- Zbulimi i talenteve përmes LinkedIn dhe kanaleve të tjera profesionale.
- Afrimi në mënyrë proaktive i kandidatëve potencialë.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e një talent pipeline funksional dhe aktiv.
- Udhëheqja e procesit të recruitment-it nga kontakti i parë deri në fazën e ofertës.
- Realizimi i screening-ut dhe intervistave fillestare me kandidatët.
- Organizimi i intervistave teknike dhe atyre menaxheriale.
- Kërkimi i pandërprerë i talenteve junior, mid dhe senior.
- Ndërtimi dhe përditësimi i databazës së kandidatëve.
- Monitorimi dhe raportimi i ecurisë së proceseve aktive të recruitment-it.
- Ofrimi i një candidate experience profesional dhe pozitiv.
- Përfaqësimi i PRITECH në mënyrë profesionale gjatë komunikimit me kandidatët.
- Kontributi në avancimin e proceseve të recruitment-it dhe onboarding-ut.
What We’re Looking For
- Kompania nuk e ka fokusin domosdoshmërisht te CV-ja më e gjatë.
- Vlerësohen më shumë iniciativa, energjia dhe aftësia për të gjetur njerëzit e duhur.
Idealja per kete rol eshte dikush qe:
- Tregon iniciativë dhe punon në mënyrë proaktive.
- Ka aftësi të mira komunikimi dhe krijon lehtësisht lidhje të reja.
- Ka interes të mirëfilltë për recruitment dhe talent acquisition.
- E kupton active sourcing dhe headhunting, ose ka dëshirë t’i zhvillojë këto aftësi.
- E përdor LinkedIn në mënyrë profesionale për identifikimin e talenteve.
- Është në gjendje të dallojë potencialin edhe përtej asaj që paraqitet në një CV.
- Është i organizuar dhe mund të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
- Ka kureshtje dhe vullnet të vazhdueshëm për të mësuar.
- Komunikon mirë në shqip dhe anglisht.
- Ka dëshirë të marrë përgjegjësi dhe të zhvillohet profesionalisht së bashku me kompaninë.
Experience
- Përvoja e mëparshme në Talent Acquisition, Recruitment, HR ose Headhunting konsiderohet përparësi.
- Përvoja në recruitment për pozita teknike ose IT shihet si avantazh shtesë.
- Megjithatë, përvoja nuk është faktori i vetëm përcaktues.
- Për kompaninë kanë peshë të veçantë iniciativa, komunikimi, kureshtja dhe aftësia për të identifikuar e afruar njerëz cilësorë.
Growth Opportunity
- Kjo pozitë nuk konsiderohet vetëm si një rol i zakonshëm recruitment-i.
- Për kandidatin e duhur, që ka ambicie dhe synim për zhvillim, ekziston mundësia që gradualisht të marrë më shumë përgjegjësi dhe të përfshihet edhe në projekte dhe procese që shkojnë përtej Talent Acquisition tradicional.
Me shume rreth kesaj pjese do te diskutojme gjate intervistes.
- Skills
- Talent Acquisition
- Recruitment
- Active Sourcing
- Headhunting
- LinkedIn Recruiting
- Candidate Screening
- Interviewing
- Networking
- Communication
- Organization
Location: Prishtine – Dukagjini Center
Employment: Full-time
Work model: On-site