Përshkrimi
Kjo pozitë është për System Administrator.
Roli zhvillohet me kohë të plotë.
Kandidatët duhet të kenë arsim në Informatikë, Inxhinieri Informatike ose në fusha të përafërta.
Kërkohet të paktën 1 vit përvojë pune në kompani të ngjashme.
Pse EasyPay?
- Do të punonit me kolegë të aftë, energjikë dhe bashkëpunues, në një ekip me moshë mesatare 28-30 vjeç dhe në ambiente tërheqëse zyre.
- Do të bëheshit pjesë e një atmosfere pune dinamike dhe mjaft motivuese, duke bashkëpunuar me talente dhe liderë të tregut Fintech në Shqipëri.
- Do të kontribuonit në sektorin financiar dhe atë të IT në Shqipëri, si pjesë e një kompanie inovative që renditet në Top 3 të kompanive Fin-Tech më të mira në Europë.
Detyrat
Detyrat kryesore dhe kualifikimet për një System Administrator përfshijnë:
- Kryerjen e instalimeve dhe mirëmbajtjes së hardware/software për serverë Windows.
- Instalimin dhe mirëmbajtjen e File Server, Storage Systems, Active Directory dhe DNS services.
- Vendosjen dhe administrimin e VMware.
- Instalimin dhe mirëmbajtjen e antiviruseve dhe të zgjidhjeve të tjera të sigurisë.
- Njohuri për sistemet e backup-it të të dhënave.
Cilat do të jenë përfitimet tuaja?
- Një përvojë pune në një ambient shumë dinamik dhe inovativ.
- Mundësinë për të bërë një hap të ri në karrierë në një Fintech lider të tregut shqiptar.
- Mundësinë për të zhvilluar dhe formësuar aftësitë profesionale.
- Bashkëpunim me profesionistë të kësaj fushe.
- Pagesë atraktive.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Kopje të certifikatave