Përshkrimi
EME ASHENSOR GROUP SH.P.K vepron në treg që prej vitit 2009 si distributori ekskluziv i markës ndërkombëtare Schindler në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë, duke ofruar shitje, instalim dhe mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse. Kompania kërkon të angazhojë një SUPERVIZOR KANTIERI.
Kualifikimet
- Mbulon nevojat e punëtorëve në kantieret e ndryshme.
- Organizon shkarkimin e ashensorëve dhe shkallëve elektrike për instalimet e reja.
- Mbikëqyr shkarkimin dhe ruajtjen e sigurt të materialeve që janë në proces reklamacioni.
- Siguron pastrimin e çdo materiali të mbetur në kantier pas përfundimit të instalimit.
- Administron depozitimin e materialeve të mbetura nga instalimet e ashensorëve dhe shkallëve elektrike, si edhe regjistrimin e tyre në magazinë përmes inventarit.
- Përgatit dhe garanton përmbushjen e kushteve teknike në kafazet e ashensorëve dhe shkallëve elektrike përpara instalimit, përfshirë kontrollet paraprake, skelerinë, ndriçimin, ventilimin, togezimet dhe ganxhat.
- Ka përgjegjësi për veglat e punës të të gjitha ekipeve të instaluesve dhe mirëmbajtësve.
- Kujdeset për gjendjen teknike të makinave të punës, verifikimet e tyre periodike, pastërtinë dhe gjendjen e tyre fizike.
- Kontrollon dimensionet e kafazit në përputhje me vizatimin teknik përfundimtar të ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
- Ofron mbështetje të ndryshme logjistike gjatë mirëmbajtjes së ashensorëve dhe shkallëve elektrike.
Vendi i punës:
Puna kryhet në terren në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në Tiranë dhe Durrës, si edhe në Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Çfarë ofron shoqëria
- Mjedis pune modern dhe profesional.
- Dietë ushqimore kur angazhimi zhvillohet jashtë Shqipërisë.
- Transport për punën në terren të financuar nga kompania.
- Trajnime profesionale të mbështetura në përvojën dhe standardet e Grupit Schindler.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Mbështetje të vazhdueshme dhe zhvillim profesional në një ambient dinamik e bashkëpunues.
- Pagë të kënaqshme, në varësi të eksperiencës dhe zhvillimit profesional të punonjësit.