Përshkrimi
Credins Bank po kërkon të angazhojë një Sportelist-Arkëtare për Degën Vlora 2.
Detyrat
- Ofron shërbim të shpejtë dhe cilësor për çdo klient që paraqitet në sportel, duke zbatuar me korrektësi procedurat dhe rregullat e arkës.
- Kryen verifikimin e klientëve që realizojnë veprime në sportel.
- Kujdeset që rregullat për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të zbatohen në mënyrë rigoroze.
- Administron dhe ruan dokumentacionin që plotësohet ose dorëzohet nga klientët, si mandate arkëtimi, mandate pagese, çeqe, libreza dhe dokumente të ngjashme.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Shkencat Ekonomike.
- Përparësi kanë kandidatët me më shumë se 1 vit përvojë pune, sidomos në rolin e ARKËTARËS.
- Motivim i lartë dhe gatishmëri për t’iu bashkuar ekipit.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
- Njohuri të mira të paketës MS Office ose të programeve informatike.
- Orientim drejt rezultateve dhe disponibilitet për të punuar me orare fleksibël.
Çfarë ofron kompania:
- Paketë financiare konkurruese, që përfshin skemë bonusimi dhe pagë të 13-të.
- Mundësi për zhvillim në karrierë, trajnime dhe ngritje profesionale.
- Përfitime shtesë si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikërie dhe shërbime bankare pa komision.
- Organizim aktivitetesh sportive, retreate dhe udhëtime të ndryshme.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Credins Bank.