Përshkrimi
Departamenti: Burimet Njerëzore
Raporton tek: Drejtori Rajonal / Drejtori i Departamentit të Burimeve Njerëzore
Vendndodhja: Sipas strukturës së kompanisë
Marrëdhënie funksionale: Bashkëpunon me të gjitha departamentet dhe njësitë e kompanisë
Ky rol në Burimet Njerëzore merret me administrimin e aktiviteteve të përditshme të fushës, duke garantuar që dokumentacioni i punonjësve të mbahet në rregull, proceset e rekrutimit dhe punësimit të zbatohen siç duhet, si edhe të ndiqen prezenca, lejet dhe lëvizjet e stafit. Po ashtu, pozicioni ofron mbështetje për drejtuesit dhe punonjësit në çështjet që lidhen me marrëdhëniet e punës.
Roli ndihmon në zbatimin e politikave dhe procedurave të kompanisë, në ruajtjen e rendit organizativ dhe në administrimin e saktë të gjithë ciklit të punonjësit, nga rekrutimi deri në mbylljen e marrëdhënies së punës.
Detyrat
Administrimi i personelit
- Krijon, mirëmban dhe përditëson dosjet individuale të stafit.
- Harton kontratat e punës, anekset përkatëse dhe dokumentet për ndryshime të pozitës, pagës ose kushteve të punës.
- Përgatit dokumentacionin që lidhet me punësime, transferime, ngritje në detyrë dhe largime.
- Verifikon që dosjet e punonjësve të jenë të plota, të sakta dhe të rifreskuara në kohë.
- Menaxhon përshkrimet e punës dhe dokumentet përkatëse sipas strukturës organizative.
- Lëshon vërtetime dhe dokumente të tjera që burojnë nga marrëdhënia e punës.
- Mban të azhurnuar databazën e punonjësve.
Rekrutimi dhe punësimi
- Menaxhon kërkesat për hapjen e vendeve vakante.
- Publikon njoftimet e punësimit në kanalet e përcaktuara nga kompania.
- Shqyrton dhe filtron CV-të në përputhje me kriteret e pozicionit.
- Komunikon me kandidatët dhe organizon intervistat.
- Merr pjesë në intervistat e punës së bashku me drejtuesit përgjegjës.
- Administron dokumentacionin e kandidatëve dhe të punonjësve të sapopunësuar.
- Koordinon procesin e pranimit dhe orientimit të punonjësve të rinj në kompani.
Prezenca, lejet dhe oraret
- Mbikëqyr dhe administron evidencat e prezencës së stafit.
- Regjistron mungesat, vonesat, lejet dhe raportet mjekësore.
- Menaxhon kërkesat dhe evidencat për lejet vjetore.
- Kontrollon nëse grafiku dhe oraret përputhen me dokumentacionin e administruar.
- Përgatit të dhënat mujore të nevojshme për procesimin e pagave.
- Punon ngushtë me Financën për verifikimin e informacionit që ndikon në listëpagesë.
Marrëdhëniet e punës dhe procedurat disiplinore
- Mbështet zbatimin e Rregullores së Brendshme, Kodit të Sjelljes dhe politikave të kompanisë.
- Regjistron dhe administron rastet e shkeljeve disiplinore.
- Përgatit njoftime, procesverbale, kërkesa për shpjegim dhe dokumentacionin që lidhet me procedurat disiplinore.
- Sistemon dokumentacionin për seancat dëgjimore të punonjësve.
- Dokumenton masat disiplinore dhe siguron që ato të administrohen në dosjen personale.
- Mbështet procedurat për përfundimin e marrëdhënies së punës në përputhje me vendimmarrjen e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi.
Komunikimi dhe mbështetja e punonjësve
- Vepron si pikë kontakti për punonjësit për çështjet administrative të Burimeve Njerëzore.
- U jep punonjësve informacion për procedurat, rregullat dhe politikat e kompanisë.
- Menaxhon me profesionalizëm dhe konfidencialitet kërkesat dhe problematikat e stafit.
- Bashkëpunon me drejtuesit për identifikimin dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me personelin.
- Mbështet aktivitetet që kanë të bëjnë me motivimin, integrimin dhe angazhimin e punonjësve.
Raportimi dhe kontrolli
- Përpilon raporte periodike mbi numrin e punonjësve, hyrjet dhe daljet, mungesat, lejet dhe lëvizjet e personelit.
- Mban evidencë për pozicionet vakante dhe ecurinë e proceseve të rekrutimit.
- Ndjek afatet e kontratave dhe të dokumentacionit të punonjësve.
- Informon drejtuesin e Burimeve Njerëzore për problematikat dhe parregullsitë e evidentuara.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT
Specialisti i Burimeve Njerëzore ka përgjegjësi për:
- saktësinë dhe plotësinë e dokumentacionit të personelit;
- respektimin e afateve në proceset administrative të HR;
- përditësimin në kohë të të dhënave të punonjësve;
- administrimin e saktë të prezencës, lejeve dhe mungesave;
- konfidencialitetin e informacionit personal dhe profesional;
- zbatimin korrekt të procedurave të miratuara nga kompania;
- raportimin në kohë të problematikave dhe shkeljeve të identifikuara.
Kualifikimet
Arsimi: Kërkohet diplomë universitare në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, Drejtësi, Ekonomi ose në fusha të ngjashme.
Eksperienca: Preferohet të ketë të paktën 2–4 vite përvojë në Burime Njerëzore ose në administrim personeli.
Njohuri të kërkuara:
- Njohuri mbi legjislacionin e punës.
- Kuptim të administrimit të marrëdhënieve të punës.
- Aftësi për përgatitjen dhe menaxhimin e dokumentacionit.
- Përdorim të mirë të paketës Microsoft Office, sidomos Excel dhe Word.
- Aftësi për të punuar me sisteme ose databaza të personelit.
KOMPETENCAT E KËRKUARA
- Nivel i lartë organizimi dhe korrektësie.
- Kujdes i shtuar ndaj detajeve.
- Integritet dhe etikë profesionale.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
- Shkathtësi të mira në komunikim.
- Aftësi për të menaxhuar situata sensitive.
- Objektivitet dhe paanshmëri.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe brenda afateve.
- Frymë bashkëpunimi dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
- Përgjegjshmëri dhe iniciativë.
BENEFITET DHE ZHVILLIMI PROFESIONAL
Kompania vë në dispozicion një paketë përfitimesh dhe mundësi zhvillimi profesional për punonjësit, në përputhje me politikat e saj të brendshme. Kjo paketë përfshin:
- Sigurim shëndetësor privat pas përfundimit të 6 muajve punë dhe pas një vlerësimi pozitiv të performancës.
- Trajnime periodike profesionale, të përshtatura me pozicionin dhe nevojat profesionale të punonjësve.
- Big Academy, si mundësi për pjesëmarrje në programe trajnimi të zhvilluara nga ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm.
- Mundësi për zhvillim në karrierë dhe promovim brenda kompanisë, të mbështetura në performancë, kompetenca dhe nevojat organizative.
- Vlerësim periodik të performancës dhe të zhvillimit profesional, me synim evidentimin e arritjeve dhe identifikimin e mundësive për përmirësim dhe rritje.
Përfitimi dhe vazhdimësia e benefiteve zbatohen sipas kritereve dhe politikave të brendshme të kompanisë, të mbështetura në performancë dhe merita.