Përmbledhja
Class by Alketa po rekruton një Specialiste Shitjesh, Shërbimi ndaj Klientit & Content Creator.
Pozicioni i dedikohet një vajze me aftësi komunikimi, krijimtari dhe pasion për modën, e cila do të bashkojë shitjen e fustaneve me shërbimin ndaj klientit dhe përgatitjen e përmbajtjeve për rrjetet sociale.
Përgjegjësitë
- Të mirëpresë klientet, t’u prezantojë fustanet dhe t’i ndihmojë në zgjedhjen e tyre.
- Të organizojë komunikimin me klientet, takimet dhe veprimtarinë e recepsionit.
- Të ndjekë kërkesat e klienteve dhe të sigurojë një përvojë të këndshme gjatë shërbimit.
- Të realizojë fotografi, video, reels dhe materiale të tjera për promovimin e fustaneve në rrjetet sociale.
Kërkesat për kandidaten
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim, organizim dhe shitje.
- Të jetë e aftë të përgatisë përmbajtje për Instagram dhe TikTok.
- Të tregojë kujdes ndaj klientit, krijimtari dhe interes për modën.
- Përvoja e mëparshme në shitje, shërbim ndaj klientit ose marketing digjital vlerësohet si përparësi.
Çfarë ofrohet:
- Pagesë neto prej 60.000–65.000 lekë.
- Shpërblim shtesë mbi shitjet.
- Kompania mbulon pagesën e sigurimeve.