Sales Specialist
Shkolla Digjitale është një kompani private që merret me trajnim dhe arsimim për fëmijë dhe adoleshentë të grupmoshës 8–18 vjeç në fushat e teknologjisë dhe programimit. Me moton “Improvise. CODE. Overcome.”, qëllimi i saj është t’i pajisë brezat e rinj me njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të arritur sukses në një botë ku kompetencat digjitale janë bërë pjesë thelbësore e pothuajse çdo profesioni.
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kompania kërkon një Sales Specialist energjik, komunikues dhe të fokusuar në rezultate. Kjo pozitë përfshin komunikimin me kontaktet ekzistuese përmes CRM-it, kultivimin e raporteve me klientë dhe sigurimin e regjistrimeve të reja për kurset digjitale.
Pozita
Sales Specialist
Lokacioni: Shkolla Digjitale, Prishtinë
Lloji i punës: Full-time
Orari: E hënë – E premte, 10:00–18:00
Përgjegjësitë kryesore
- Kryerja e thirrjeve telefonike me kontaktet ekzistuese të menaxhuara në CRM;
- Paraqitja profesionale e programeve dhe planeve të Shkollës Digjitale;
- Ofrimi i këshillimit për prindër dhe nxënës lidhur me kurset më të përshtatshme;
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët;
- Gjenerimi i regjistrimeve të reja dhe finalizimi i marrëveshjeve;
- Përditësimi i informacioneve dhe raportimi i rezultateve në CRM;
- Bashkëpunim i afërt me ekipin e marketingut dhe me ekipin e akademisë.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe bindje;
- Përvoja në shitje është avantazh, por nuk kërkohet domosdoshmërisht;
- Gatishmëri për të punuar me objektiva dhe targete;
- Njohuri bazë në përdorimin e CRM-ve dhe të mjeteve digjitale;
- Motivim i lartë, aftësi për vetëorganizim dhe ndjenjë përgjegjësie;
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe, ndërsa njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrojmë?
- Një ambient modern, energjik dhe dinamik, ku puna zhvillohet me entuziazëm dhe arritjet ndahen së bashku;
- Një ekip përkrahës dhe motivues që ndihmon në rritjen profesionale të vazhdueshme;
- Trajnim të plotë praktik për programet e shkollës dhe për procesin e shitjes;
- Sigurim shëndetësor;
- Mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë brenda një industrie në rritje;
- Rasti për t’u bërë pjesë e një misioni me ndikim të drejtpërdrejtë në përgatitjen e gjeneratave të reja për botën digjitale;
- Një ambient social dhe frymëzues me hapësira të dedikuara për relaks dhe argëtim.