Përshkrimi
Kompania Globe ushtron veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike që nga viti 2002, kur hapi showroom-in e parë “Electrolux” në Tiranë.
Në Globe, fokusi është te zgjerimi i vazhdueshëm i biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, me synimin që secili të ketë mundësi të kontribuojë në suksesin e përbashkët. Kompania krijon hapësira që profesionistët të dallohen në një ekip me talent, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni i lirë është Specialist/e Shitje për dyqanin Globe Vlore.
Detyrat
- Administron procesin e shitjes direkte dhe angazhohet në maksimum për krijimin e klientëve të rinj.
- Zotëron në mënyrë shumë të mirë veçoritë e të gjitha produkteve të sektorit ku ofron shërbim.
- Përgatit zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të klientëve të ndryshëm.
- Mirëpret klientët, i udhëzon dhe i orienton drejt produkteve që kërkojnë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sektorit të punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze; njohja e një gjuhe tjetër përveç saj përbën përparësi.
- Të ketë përvojë në një kompani të ngjashme.
- Të jetë person energjik, nismëtar dhe këmbëngulës.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi për të punuar në grup.
- Të jetë i gatshëm të punojë me turne.
Globe mbështet zhvillimin e karrierës dhe vlerëson talentin.