Përshkrimi
Kompania Globe ushtron veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike që prej vitit 2002, kur hapi në Tiranë showroom-in e saj të parë “Electrolux”. Kompania është e fokusuar në zgjerimin e vazhdueshëm të aktivitetit, duke investuar në zhvillimin e stafit dhe duke krijuar mundësi që secili të kontribuojë në suksesin e përbashkët. Mjedisi i punës ofron hapësirë për të spikatur në një ekip me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni i lirë është Specialist/e Shitje, Globe Kavajë.
Detyrat
- Administron procesin e shitjeve direkte dhe angazhohet në maksimum për të sjellë klientë të rinj.
- Zotëron njohuri shumë të mira mbi të gjitha karakteristikat e produkteve të sektorit ku operon.
- Harton zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të klientëve të ndryshëm.
- Mirëpret klientët, i udhëzon dhe i orienton drejt produkteve që kërkojnë.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e sektorit ku punon.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze; njohja e një gjuhe tjetër, përveç gjuhës angleze, konsiderohet avantazh.
- Të ketë eksperiencë në një kompani të ngjashme.
- Të jetë person energjik, nismëtar dhe këmbëngulës.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi për punë në grup.
- Të jetë i gatshëm të punojë me turne.
Mirëpriten kandidatët që i përmbushin kriteret e mësipërme.
Globe mbështet zhvillimin e karrierës dhe vlerëson talentet!