Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Specialist/e Shërbim Klienti.
Detyrat
- Mban komunikim me klientët si nëpërmjet telefonit, ashtu edhe gjatë paraqitjes së tyre në ambientet e kompanisë.
- Mirëpret klientët, i dëgjon me kujdes dhe i udhëzon në përputhje me nevojat që paraqesin.
- Zbulon interesat dhe kërkesat e klientëve dhe i referon ato te Drejtori i Shitjeve.
- Ndjek në vazhdimësi komunikimet me klientët dhe kujdeset që kërkesat e tyre të transmetohen saktësisht.
- Kontribuon në ndërtimin dhe ruajtjen e raporteve pozitive me klientët.
- Komunikon me profesionalizëm dhe qartësi me kategori të ndryshme klientësh.
- Jep mbështetje në proceset e negocimit dhe në komunikimin me klientët, sipas nevojës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në Shërbim Klienti, Shitje ose role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Zotëron aftësi shumë të mira në komunikim dhe shprehje.
- Duhet të jetë person i/e qartë në të folur, i/e strukturuar dhe korrekt/e.
- Ka aftësi të mira në negocim dhe bindje.
- Tregon fokus ndaj klientit dhe arritjes së rezultateve.
- Është në gjendje të menaxhojë njëkohësisht disa detyra dhe komunikime.
- Mban një qasje profesionale dhe pozitive në marrëdhënie me klientët.