Përshkrimi
MEGATEK, hipermarketi më i madh i formatit “Do It Yourself” në Shqipëri, që operon në shitje me shumicë dhe pakicë, kërkon një kandidat të përshtatshëm për rolin Specialist/e Rekrutimi.
Qëllimi i pozicionit:
Ky rol ka për detyrë të ndjekë dhe të koordinojë procesin e rekrutimit, si edhe planifikimin e vijimësisë së stafit, me synim mbështetjen e objektivave të Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të administrojë të gjithë procesin e rekrutimit nga faza fillestare deri në mbyllje.
- Të publikojë dhe menaxhojë shpalljet e punës në kanale të ndryshme rekrutimi.
- Të angazhohet në kërkimin aktiv dhe evidentimin e kandidatëve potencialë.
- Të realizojë përzgjedhjen paraprake dhe intervistimin e kandidatëve.
- Të organizojë dhe të bashkërendojë intervistat me drejtuesit e departamenteve.
- Të mirëmbajë dhe të përditësojë databazën e kandidatëve.
- Të ndjekë ecurinë e punësimit dhe dokumentacionin përkatës.
- Të hartojë raporte periodike lidhur me proceset e rekrutimit.
- Të bashkëpunojë me drejtuesit për përcaktimin e profileve dhe kërkesave të pozicioneve vakante.
- Të kryejë edhe detyra të tjera të caktuara nga Drejtori i Burimeve Njerëzore.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe përvoja:
- Të ketë minimumi 4 vite eksperiencë pune në role të ngjashme.
- Të ketë përvojë pune në kompani me mbi 300 punonjës.
- Të preferohet diplomë në Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.
Aftësitë e kërkuara:
- Të zotërojë diplomë universitare, mundësisht në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji ose fusha të afërta.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të demonstrojë aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe në vendimmarrje.
- Të ketë qasje analitike dhe proaktive.
- Të jetë i aftë të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
- Të tregojë nivel të lartë përgjegjshmërie dhe organizimi.
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe me volum të lartë pune.
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe organizative.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B2/C1).
- Të ketë njohuri shumë të mira në MS Office.
Shënime
Çfarë ofron Megatek:
- Një mjedis pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi konkrete për zhvillim dhe avancim në karrierë.
- Trajnime të vazhdueshme.
Dokumentet e kërkuara: