PO ZGJËROHEMI – BËHU PJESË E EKIPIT TONË!
Pozita: Specialist/e për Përmbajtje dhe Marketing në Rrjete Sociale
A je person kreativ, ndihesh natyrshëm para kamerës dhe di ta kthesh një ide në përmbajtje që tërheq vëmendje dhe nxit veprim?
Po kërkojmë një koleg/e që do të krijojë përmbajtje dhe do të menaxhojë praninë dhe reklamat në rrjete sociale për dy brendet tona:
- Vetalgo – platformë online për rezervimin e shërbimeve të udhëtimit.
- Një Mjek – agjenci e turizmit mjekësor që ndihmon pacientët në organizimin e shërbimeve mjekësore jashtë vendit.
Kërkojmë një person që kombinon kreativitetin me analizën dhe krijon përmbajtje me një qëllim të qartë: të rrisë interesimin, kërkesat dhe shitjet e shërbimeve tona.
Përgjegjësitë kryesore
Krijimi i dizajneve dhe videove
- Dizajnimi i postimeve dhe storieve për rrjetet sociale.
- Xhirimi dhe montimi i videove të shkurtra për Reels, Stories dhe formate të tjera.
- Përshtatja e përmbajtjes sipas identitetit, audiencës dhe shërbimeve të secilit brend.
Menaxhimi i publikimeve dhe reklamave
- Planifikimi i kalendarit të përmbajtjes, shkrimi i teksteve përcjellëse dhe publikimi në rrjete sociale.
- Analizimi i tregut, konkurrencës dhe nevojave të audiencave për të propozuar tema, oferta dhe fushata relevante.
- Krijimi dhe menaxhimi i reklamave të paguara përmes Meta Ads Manager dhe Tik Tok përfshirë promovimin e postimeve.
- Përshtatja e audiencave, mesazheve dhe buxheteve të miratuara sipas objektivave të fushatave.
- Monitorimi dhe raportimi i rezultateve, me fokus te kërkesat, rezervimet, shitjet dhe kostoja e arritjes së tyre.
- Testimi i përmbajtjeve dhe reklamave të ndryshme për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës.
Paraqitja para kamerës dhe bashkëpunimet
- Paraqitja personale në video për prezantimin e shërbimeve, ofertave dhe përmbajtjeve informuese.
- Zhvillimi i ideve dhe skenarëve të shkurtër për video.
- Identifikimi dhe koordinimi, herë pas here, i personazheve ose bashkëpunëtorëve të tjerë për video të veçanta.
- Bashkëpunimi me ekipet për saktësinë e informacionit dhe përshtatjen e komunikimit me secilën fushë, veçanërisht me ndjeshmërinë e shërbimeve mjekësore.
Kë po kërkojmë?
- Përvojë praktike në krijimin e përmbajtjes dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
- Aftësi në dizajn grafik dhe montim videosh, me mjete si Canva, Adobe, CapCut ose programe të ngjashme.
- Njohuri praktike në Meta Ads Manager, Tik Tok dhe analizimin e performancës së reklamave.
- Gatishmëri dhe aftësi për t’u paraqitur natyrshëm para kamerës.
- Aftësi shumë të mira në shkrimin dhe komunikimin në gjuhën shqipe.
- Aftësi për të përshtatur tonin dhe përmbajtjen për dy brende me audienca dhe nevoja të ndryshme.
- Kreativitet, organizim, respektim të afateve dhe orientim drejt rezultateve.
- Njohuritë në SEO dhe GEO, si dhe përvoja në turizëm ose shërbime shëndetësore përbëjnë përparësi.
Portofoli me shembuj dizajnesh, videosh dhe përmbajtjesh të realizuara është i domosdoshëm.
Çfarë ofrojmë?
- Punë me orar të plotë.
- Pagë mujore bruto: 750 – 950 €. Varësishtë nga përvoja dhe shkathtësitë.
- Rishqyrtim të pagës pas 3 muajve, bazuar në performancë dhe rezultatet e punës.
- Mundësi për zhvillim profesional në krijimin e përmbajtjes dhe marketingun digjital.
- Hapësirë për të propozuar dhe realizuar ide të reja për dy brende në fusha të ndryshme.
- Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me ekipet dhe kontribut të matshëm në zhvillimin e bizneseve.
Vendi i punës: Emshir, Prishtinë – punë nga zyra.