Përshkrimi
Growin Group sh.p.k. kërkon një profesionist/e me përvojë të qëndrueshme për t'iu bashkuar ekipit në rolin:
SPECIALIST/E / MENAXHER/E E BURIMEVE NJERËZORE
Kërkesa kryesore e detyrueshme:
Kandidati/ja duhet të ketë së paku 5 vite përvojë pune posaçërisht në fushën e Burimeve Njerëzore (HR).
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Udhëheqja e proceseve për rekrutimin dhe përzgjedhjen e stafit.
- Përgatitja dhe menaxhimi i kontratave, dokumenteve dhe dosjeve të punonjësve.
- Administrimi i procedurave për punësim, largim dhe ndryshim të marrëdhënieve të punës.
- Ndjekja e prezencës, lejeve, pushimeve dhe disiplinës në vendin e punës.
- Krijimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të brendshme të kompanisë.
- Menaxhimi i vlerësimit të performancës dhe zhvillimit të stafit.
- Mbështetja e drejtuesve për çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e punonjësve.
- Garantimi i respektimit të procedurave të kompanisë dhe të legjislacionit të punës.
Kualifikimet
- Të paktën 5 vite përvojë e dokumentuar në role të Burimeve Njerëzore.
- Njohje shumë e mirë e legjislacionit të punës.
- Përvojë në rekrutim, administrim të personelit dhe procedura HR.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese.
- Konfidencialitet, korrektësi dhe përgjegjshmëri në aspektin profesional.
Vendndodhja: Tiranë
Pozicioni: Full-time / Punë në zyrë
Kompania: Growin Group sh.p.k.