Rossmann-Lala kërkon Specialiste Marketingu
A je person kreativ dhe komunikues që kënaqet përballë kamerës? Rossmann-Lala të kërkon ty si Specialiste Marketingu në Departamentin e Marketingut, ku do të jesh fytyra prezantuese e kompanisë në rrjetet sociale dhe një forcë e re kreative në ekip.
Puna jote e përditshme do të përfshijë kontributin në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut, krijimin dhe prezantimin e përmbajtjes për rrjetet sociale, përfaqësimin e kompanisë në foto dhe video promocionale, si dhe bashkëpunimin me ekipin për ide kreative dhe fushata. Do të zhvillosh prezencën dhe imazhin e kompanisë në platformat digjitale.
Nëse ke pasion për marketingun, komunikimin dhe kamerën, kjo është mundësia e duhur për t'u zhvilluar profesionalisht në një ekip energjik.
Detyrat
- Kontribut në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut
- Krijimi dhe prezantimi i përmbajtjes për rrjetet sociale
- Përfaqësimi i kompanisë në foto dhe video promocionale
- Bashkëpunimi me ekipin për ide kreative dhe fushata marketingu
- Zhvillimi i prezencës dhe imazhit të kompanisë në platformat digjitale
Të dhëna shtesë
- Eksperiencë ose formim në marketing dhe komunikim
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese
- Të ndihet komode para kamerës dhe të ketë prezencë të mirë në video
- Kreativitet dhe ide të reja për përmbajtje në rrjetet sociale
- Njohuri mbi platformat sociale dhe krijimin e përmbajtjes
- Përgjegjshmëri, organizim dhe dëshirë për të mësuar e zhvilluar
- Onsite, me kohë të plotë
- Afati i aplikimit: 20/09/2026